Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për narkotikë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë


Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Tiranë.

Shtetasi Marsel Gjoncaj ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Catch”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”-njofton policia.