Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku takohet me presidentin e EPP: Na duhet të forcojmë më shumë Bashkimin Evropian duke e zgjeruar atë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar në Parlamenti Evropian me presidentin e European People’s Party, Manfred Weber.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Bashkimi Evropian duhet të forcohet edhe më shumë duke e zgjeruar atë dhe EPP sipas saj ka qenë një mbështetëse e zgjerimi mbi bazën meritokracinë.

Deputetja thekson se një hap drejt BE, do të thotë një Shqipëri më e mirë për të gjithë.

 

Postimi i plotë:

Me presidentin e EPP, Manfred Weber  mbi zgjerimin e BE dhe Shqipërinë. Na duhet të forcojmë më shumë BE duke e zgjeruar atë dhe EPP – European People’s Party  ka qenë realisht një mbështetëse e zgjerimit mbi bazë meritokracinë.

Një hap drejt BE do të thotë një Shqipëri më e mirë për të gjithë. E domosdoshme dhe jetike bashkëpunimi i Partisë Demokratike me EPP nën një lidership që mund dhe do e drejtojë Shqipërinë drejt procesit të integrimit.