Vendosni fjalën kyçe....

Nga sulmi ndaj Dumanit, te mesazhi për Ramën, deklaratat e Ilir Metës


Kryetari i Partisë së Lirisë. Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Opinion” dha disa mesazhe si dhe bëri disa deklarata të forta mbi zhvillimet politike që prekin atë dhe partinë që drejton.

Ai sulmoi kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumanin, tregoi raportet me Monika Kryemadhin si dhe foli për ndërhyrje dhe kërcënime me qëllim mbylljen e partisë së Lirisë. Në fund ai i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Krisje raportesh me Kryemadhin

Meta deklaroi se raportet politike me ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin janë tronditur.

Meta theksoi se guri kilometrik që krisi raportin politik me bashkëshorten e tij ishte djegia e mandateve.

Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe”-deklaroi Meta.

Telefonata e pazbuluar me Berishën

Ilir Meta mes të tjerash zbuloi telefonatën e parrëfyer me Sali Berishën.

“Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio.“

Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim: Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës”-tha Meta.

Tradhti brenda partisë

Ilir Meta foli edhe për tradhti në eksponentët drejtues të partisë së tij, por nuk dha emra konkretë.

Meta tha se Partia e Lirisë ka patur një organizim të çorganizuar, sipas tij të qëllimshëm. Ai tha se tradhtarin e përdorin të gjithë.

Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, tha Meta.

Akuzat ndaj kreut të SPAK

Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si  i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta.

Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.

SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta. I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”-deklaroi Meta.

Mesazhi për Ramën

Kreu i PL-së dha në fund edhe një mesazh duke e paralajmëruar se do e zëvendësojë shumë shpejt.

Ai s’ka bërë asnjë kosh edhe kur luante basketboll. Edi, të jap fjalën 4 mln shqiptarë plus. Edi, unë jam ai që të mora te Parku Rinia, Edi nuk kam ndryshuar, jam po ai, shumë shpejt do këmbehesh me Fredin”, tha Meta, duke i përcjellë mesazhet Edi Ramës.