Vendosni fjalën kyçe....

Projekti/ Ujëra e zeza mund të përdoren si karburant për aeroplanët


Kompania britanike e biokarburanteve ‘Firefly’ ka arritur një marrëveshje me linjën ajrore me kosto të ulët ‘Wizz Air’ për të ndërtuar një rafineri komerciale që do ndihmojë në shndërrimin e ujërave të zeza në karburant të qëndrueshëm të aviacionit (SAF).

Sipas ‘Firefly’, që ka zhvilluar procesin e shndërrimit, karburanti ende po i nënshtrohet testimit rregullator. Nëse miratohet, ai mund të përdoret për të furnizuar, tha kompania këtë javë.

Rafineria, e para e këtij lloji, do ndërtohet në Essex dhe mund të fillojë dërgimin e furnizimeve komerciale të SAF deri në vitin 2028 për t’i shërbyer aeroporteve të Londrës. Ka potencial për dy objekte të tjera të tilla në Britani, sipas ‘Firefly’.

‘Wizz Air’ tha se po investonte për një porosi masive për deri në 525,000 ton karburant të bazuar në mbetje gjatë 15 viteve të ardhshme.

Ndërkohë, kompania e shërbimeve ‘Anglian Water’ ka njoftuar se do sigurojë Firefly me biosolide nga procesi i saj i trajtimit të ujërave të zeza për një strukturë pilot.

Shefi ekzekutiv i ‘Firefly’, James Hygate, tha se biosolidet janë “të neveritshme”, por “një burim i mahnitshëm”.

“Ne po i kthejmë ujërat e zeza në karburant avionësh. Nuk mund të mendoj vërtet për shumë gjëra që janë më të këndshme se kaq,” shtoi ai.

Prodhimi SAF përdor 70% më pak karbon sesa karburanti konvencional i avionëve, por aktualisht është dukshëm më i shtrenjtë për t’u prodhuar.

Sipas Paul Hilditch, shefi i operacioneve të ‘Firefly’, “ka mjaftueshëm biosolide në Britani për më shumë se 200,000 ton SAF”, që ai tha se mjafton për të kënaqur rreth gjysmën e kërkesës së mandatuar të SAF në 2030.