Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria është në panik nga SPAK-u, do depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme 


Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi atë që ai e quan ofensive kundër SPAK, në të cilën bën pjesë Partia Socialiste me pjesë të ndryshme të opozitës.

“Ofensivë e kombinuar e PS dhe një pjese të opozitës për të frenuar dhe vënë në kontroll SPAK, bashkë me BKH, GJKKO. Kjo ofensivë po kryhet në mënyrë të kombinuar. Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë duke insistuar në demonizimin e kësaj strukture. Pala tjetër dhe kryeministri i vendit nga njëra anë pretendojnë se me retorikën e tyre janë pro SPAK, por po bëjnë gjithçka për të pamundësuar punën e kësaj strukture dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në një kohë kur zyrtarët më të lartë janë në arrest ose hetim për korrupsion.

Kjo e dyta është edhe më e rrezikshme. Kryhet njerëz që administrojnë pushtetin në Shqipëri. Duke përfshirë edhe pushtetin mediatik, që siç tregoi Freedom House. Prej kohësh qeveria ka paralajmëruar nevojën për struktura që do të mbikëqyrur SPAK. Kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga BKH. Dhe në të gjitha format përpiqen të pamundësojnë punën e kësaj strukture. Statistika zyrtare tregojnë se numri i denoncimeve ndaj korrupsionit ka rënë në zero, denoncimet shtetërore. Qeveria jo vetëm s’ka hedhur asnjë hap për të lehtësuar kapacitetet e SPAK dhe BKH, po kufizojnë resurset e kësaj strukture për të hetuar të korruptuarit.

Qeveria është në panik nga SPAK. Po bashkëpunon haptazi me kontingjentin e të korruptuarve, me kontingjentin e shpallur non-grata. Me një kundërofensivë që tashmë ka nisur. E vetmja forcë politike që qëndron në mbështetje pa kushte ndaj SPAK, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Buron nga një bindje e thellë se Shqipëria ka arritur në një pikë ku nuk mund të vazhdohet para pa çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër, Basha bën me dije se javën e ardhshme do të depozitojë në Kuvend një sërë propozimesh në mbështetje të SPAK dhe BKH.

“PD do të depozitojë javën e ardhme një sërë propozimesh ligjore lidhur me mbështetjen efektive të SPAK dhe BKH. Kjo paketë pro SPAK anti korrupsion, nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës të Edi Ramës, Sali Berishës Ilir Metës dhe të tjerë. Në këtë kontekst 4 janë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore, PD do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit, për përmbushjen e burimeve njerëzore. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme”, tha më tej ai.