Vendosni fjalën kyçe....

SHBA anulon fluturimet drejt Milanos nga frika e koronavirusit


Linjat ajrore amerikanë kanë anuluar fluturimet drejt Milanos, nga frika e përhapjes së koronavirusit. Kjo lëvizje vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti paralajmërimin e udhëtimit për në veri të Italisë, në nivelin e tij më të lartë të rrezikut.

Delta Air Lines njoftoi të dielën se po pezullon fluturimet për në Milano, deri në fillim të majit. American Airlines tha se po pezullon fluturimet në Milano deri më 24 Prill.

Siç shkruan USA Today, United është e vetmja linjë ajrore që nuk e ka ndërprerë shërbimin e fluturimeve drejt Italisë. Por Shefi Ekzekutiv i United, Oscar Munoz u tha punonjësve të shtunën se do merren masa të tjera.

Në gjithë botën është njoftuar se janë mbi 90 mijë persona të prekur nga ky virus, ku numri i tyre më me shpejtësi është rritur jashtë Kinës.

Italia zë vendin e tretë në rang botëror pasi regjistron mbi 1.500 të prekur nga ky virus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *