Vendosni fjalën kyçe....

Burri që u martua me binjaken siameze, paditet nga ish-bashkëshortja


Veterani i ushtrisë Joshua Boëling, që u martua me binjaken siameze Abby Hensel është goditur me një padi për atësinë e paraqitur nga një grua tjetër që kur u martuan, ka mësuar The Post.

Padia u ngrit në tetor 2023, pothuajse dy vjet pasi mjeku Joshua Boëling, 34 vjeç, dhe Hensel – e cila ndan trupin me motrën siameze Brittany Hensel – u martuan fshehurazi në nëntor 2021.

Çështja e atësisë u ngrit nga ish-gruaja e Boëling, Annica Boëling, kundër Joshua-s dhe një personi tjetër të paditur, Gavin Vatnsdal, në një gjykatë të Minesotës.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se një “raport i testit gjenetik” është futur në dosje vetëm disa javë më parë – më 7 mars 2024, por hollësitë dhe rezultatet nuk janë të disponueshme publikisht.

Annica dhe Joshua, të cilët u martuan në vitin 2010, kanë së bashku një vajzë, tetëvjeçaren Isabella, për të cilën ndajnë kujdestarinë e përbashkët, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga The Post.

Dokumentet thonë se ajo është fëmija i tyre i vetëm “i përbashkët” i lindur gjatë martesës.

Çifti u nda në prill 2019 dhe Annica pati një vajzë tjetër, e cila lindi në fund të vitit 2020 dhe tani është tre vjeç.

Duket e mundur që ky është fëmija, atësia e të cilit tani po kontestohet, por dokumentet e disponueshme gjyqësore nuk e bëjnë të qartë këtë pasi ajo është e mitur.

As Annica, Joshua, Vatnsdal apo binjaket Hensel nuk iu përgjigjën kërkesave të The Post për koment.

Në dokumentet e divorcit të Annica-s dhe Joshua-s në vitin 2022, vajza e vogël përmendet si “gjysmë motra e Isabelës”.

Annica e Joshua Bowling

Joshua dhe binjaket e bashkuara kanë një marrëdhënie të ngushtë me Isabelën, e cila ishte e ftuar në dasmë dhe shfaqet në shumë foto në rrjetet sociale.

Motrat Hensel, të lindura dhe të rritura në Minesota, fillimisht u shfaqën në “The Oprah Ëinfrey Shoë” në 1996, për të diskutuar përvojat e tyre si binjake të lidhur me dicefalus.

Në vitin 2012, ato ndanë jetën e tyre në një serial realitety shoë TLC me tetë pjesë, “Abby & Brittany”.

Motrat Hensel ndajnë një trup. Binjakët thanë në një dokumentar të realizuar kur ishin adoleshente se kishin planifikuar të bëheshin nëna më vonë në jetë, sipas Telegrafit.

“Po, ne do bëhemi nëna një ditë, por nuk duam të flasim ende se si do funksionojë,” tha Abby në atë kohë.

Ata kanë lindur me gjendjen e rrallë që përfshin dy koka në një trup të vetëm me një sistem gjenital; dy, tre ose katër krahë, dy zemra dhe dy këmbë.

Binjaket ndajnë një sistem qarkullimi gjaku dhe të gjitha organet poshtë belit.

Abby kontrollon krahun dhe këmbën e djathtë dhe Brittany kontrollon anën e majtë.

Prindërit e Abby dhe Brittany, Patty dhe Mike Hensel, hoqën dorë nga operacioni i ndarjes sepse mjekët thanë se kishte pak mundësi që vajzat t’i mbijetonin operacionit, raportoi “Today”.

“Është e pamundur të zgjedh mes të dyjave?” tha babai i tyre Majk, gjatë një interviste të vitit 2001 me revistën Time.