Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Peshtan të Fierit/ Një shkëndijë nga motorsharra dogji 100 rrënjë ullinj, arrestohet 47-vjeçari


Policia ka arrestuar një 47-vjeçar i cili dyshohet se është personi i cili ka shkaktuar zjarrin e djeshëm në Peshtan të Fierit.

Blutë njoftojnë se 47-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë.

Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në fshatin Peshtanbregas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin J. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, në pronësi të këtij shtetasi dhe të banorëve të tjerë të zonës, si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre dhe bimësi të ndryshme”.