Vendosni fjalën kyçe....

Sukses historik/ Ekipi nga Kosova zë vendin e tretë në konkursin me 400 universitete, lë pas Harvard-in, Oxford-in e shumë të tjerë


Një ekip juridik nga Universiteti i Prishtinës ka arritur të zërë vendin e tretë në një konkurs ndërmbëtar ku kanë marrë pjesë më shumë se 400 universitete nga mbarë bota.

Ekipi në fjalë la pas universitete prestigjioze si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, etj. Lajmi është dhënë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në rrjetet sociale. Osman shkruan se është sukses historik dhe se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

“Sukses historik! Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.” – shkruan Osmani në Facebook.

Çfarë është konkursi ndërkombëtar Willem C. Vis

Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot ose Vis Moot është një konkurs ndërkombëtar.

Që nga viti 1994, ai është mbajtur çdo vit në Vjenë, Austri, duke tërhequr më shumë se 300 shkolla juridike nga e gjithë bota.

Është konkursi më i madh i gjykimit të arbitrazhit dhe i dyti më i madh në botë. Objektivi i diskutimeve të Vis Moot është të nxisë studimin në fushën e arbitrazhit tregtar ndërkombëtar dhe të inkurajojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të biznesit me arbitrazh.

Problemi për mosmarrëveshjen bazohet gjithmonë në një transaksion shitjeje ndërkombëtare që i nënshtrohet Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (i referuar zakonisht si CISG) dhe gjithashtu përfshin çështje procedurale të arbitrazhit si juridiksioni dhe kompetencat e një arbitrazhi gjykatës.

Diskutimi konsiston në paraqitjen e memorandumeve me shkrim si për pretenduesin ashtu edhe për të paditurin përpara fazës gojore të konkursit, megjithëse argumentet me shkrim nuk kanë asnjë ndikim as në raundet paraprake, as në fazat e eliminimit në fazën gojore.