Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Edi Rama ka krijuar narko-shtet, ka prioritet ekonominë e krimit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar denoncimin e Gazment Bardhit, që tha se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e kokainës së Xibrakës.

Meta theksoi se nuk di nëse denoncimi në fjalë është i vërtetë, por se u shpreh se Edi Rama ka krijuar një narko-shtet. Sipas Metës, Rama ka krijuar ekonominë e krimit.

“Të gjithë e dinë që ky është narko shtet dhe në krye të narko shtetit është Edi Rama. Rilindja ka prioritet ekonominë e krimit, të kullave, që rrit koston e jetesës dhe rrit çmimet e apartamenteve. Në të gjithë Shqipërinë komandojnë njerëz të tillë, e keni parë në dosjen “Metamorfoza” se çfarë lidhjesh kanë funksionarë të shtetit me trafikantët e drogës.

Për mua prioritet tani është fuqizimi i Partisë së Lirisë. Deputetët tanë janë më aktivët, qytetarët tanë në Bashkinë në Tiranë janë më aktivët. Të gjithë qytetarët duhet të mbështeten, por pensionistët janë ata që po përjetojnë një situatë të rëndë nga ekonomia e shkatërruar e Shqipërisë”, deklaroi Meta.