Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesat e Hamasit, delirante – Netanyahu


Këshilli i Sigurimit i OKB-së u ka dhënë zemër militantët palestinezë të bëjnë kërkesa të papranueshme, duke rrezikuar perspektivat e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin e Gazës, pretendoi Izraeli të martën.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin për demonstrim të “mosinteresimit të plotë të një marrëveshjeje të negociuar”, pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të hënën bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pakushtëzuar të pengjeve të mbetur izraelitë që mbahen nga grupi militant palestinez.

Sipas Izraelit, Hamasi kërkoi “ndërprerjen e menjëhershme të luftës, tërheqjen e plotë të ushtrisë izrarlite nga Rripi i Gazës dhe lënien në vend të administratës së saj”.

“Izraeli nuk do adresojë kërkesat delirante të Hamasit. Izraeli do ndjekë dhe do arrijë objektivat e tij të drejta të luftës: Shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeveritare të Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do përbëjë kërcënim për popullin e Izraelit në të ardhmen”, tha zyra e Netanyahut.

Izraeli ka zhvilluar një fushatë të pamëshirshme ajrore dhe tokësore kundër Gazës për më shumë se pesë muaj, pas sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor, i cili pa 1200 njerëz të vrarë dhe 250 të marrë peng, sipas autoriteteve izraelite. Forcat izraelite që atëherë kanë vrarë rreth 32,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Të dy palët janë angazhuar në bisedime të tërthorta në Katar, duke diskutuar një armëpushim të përkohshëm të mundshëm gjatë të cilit rreth 40 pengje izraelitë do liroheshin në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.