Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi prezanton krerët e rinj të 10 degëve


Rithemelimi i PD-së ka publikuar emrat e dhjetë kryetarëve të rinj të degëve në rrethe në zgjedhjet e zhvilluara së fundmi.

Me kreun Berisha në arrest shtëpie e të përfshirë në një betejë ligjore për ‘Dosjen Partizani’, Rithemelimi po përgatitet për zgjedhjet e vitit që vjen.

Pas gjashtë muajsh kaosi e protestash në parlament, Rithemelimi e PS-ja arritën një marrëveshje për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Marrëveshja është kritikuar ashpër nga kreu i PD-së zyrtare deri në shqyrtimin e çështjes në gjykatë, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ajo është pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha për interesa personale e për ruajtjen e monopolit politik në vend.

Krerët e rinj të degëve të Rithemelimit

PD dega Mallakastër, Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave

PD dega Devoll, Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave

PD dega Poliçan, Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave

PD dega Peqin, Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave

PD dega Shijak, Denis Lutfi Duka me 53% të votave

PD dega Bulqizë, Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave

PD dega Tropojë, Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave

PD dega Kukës, Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave

PD dega Kuçovë, Nevjan Pasho, me 94% të votave

PD dega Mirditë, Aleksandër Lala, me 85% të votave