Vendosni fjalën kyçe....

“Ndizet” ndeshja në Stokholm, anulohet goli i Brojës, kuqezinjtë vazhdojnë të provojnë


Mitaj nga e majta pason në zonë, ku Broja gjuan dhe gjen golin. Por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje.

Megjithatë kuqezinjtë nuk ndalin rastet, në minutën e njëzetë e katërt Laçi depërton në zonë dhe gjuan, topi përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës vendase.

Më shumë se 5 mijë tifozë kuqezi janë në stadium, me TKZ që ka përgatitur edhe koreografinë, ku një flamur gjigant i Shqipërisë u shpalos në fillimin e ndeshjes.

Këtë duel e gjykon rumuni Marcel Birsan, ndërsa temperatura në kryeqytetin suedez gjatë ndeshjes pritet të jetë -1 gradë celcius. Trajneri Sylvinho ka bërë rrotacion në fushë, me Hysajn që mbetet në stol dhe Brojën që do marrë minuta në fillimi. Skemë e re 4-3-3 nga braziliani.