Vendosni fjalën kyçe....

Disa media raportojnë dorëheqjen e Alfred Pezës nga RTSH


Disa media në vend kanë raportuar prej disa orësh se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen.

Peza ka patur më herët konflikte me bordin drejtues të RTSH-së 3, pasi ai është akuzuar se po anashkalonte bordin për disa emërime të gazetareve ose drejtorëve me pagë mbi 500 mije lekë të reja.

Peza u kontaktua në rrugë elektronike nga Hashtag.al por deri në këto momente nuk ka reaguar.

Për dorëheqjen e tij, ka reaguar deri tani edhe deputetja e PD-së Ina Zhupa, e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se kjo është një fitore e vogël, pasi RTSH-ja është çliruar nga paligjshmëria.

“Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qëne deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prapë e mbajtën në mënyrë antiligjore. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shkruan Zhupa.