Vendosni fjalën kyçe....

Komisionet hetimore, Çuçi: Kemi rënë dakord për ngritjen e një grupi pune për ligjet me 84 vota


Bledi Çuçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Çuçi në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.

“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS.

Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian.

Emrat do të miratohen javën tjetër.

Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha midis të tjerash.