Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari në Malësinë e Madhe, në banesë iu gjet municion luftarak


 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.