Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët hyjnë në fushë në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit


Kaosi dhe tension u shfaqën në ndeshjen mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena” pas golit të përmbysjes nga ana e Zekës për skuadrën nga Shijaku.

Tifozët e ekipit verilindor u futën në fushë, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke detyruar ndwrhyrjen e forcave të rendit.

Forcat e sigurisë dhe arbitrat u përpoqën të qetësojnë situatën, megjithatë ata u sulmuan nga disa tifozë.

Pasi një ndërprerje disa minutëshe, delegati së bashku me dy ekipet morën vendimin për të vazhduar ndeshjen, por vetëm nëse tifozët largoheshin nga stadiumi.

Policia mori masa për largimin e tifozëve, duke siguruar që ndeshja të vazhdonte në një ambient të qetë dhe të sigurt.