Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët makina në mes të rrugës në Vlorë


Një mjet është përfshirë nga flakët në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa ka qenë në lëvizje.

Mësohet se brenda mjetit kanë qenë dy persona, të cilët kanë arritur të shpëtojnë.

Ata kanë patur dëmtime të lehta, ndërsa fuoristrada është djegur plotësisht.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës janë nisur drejt vendngjarjes.