Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e themeluesit të burgosur të WikiLeaks: Julian Assange ‘do të vdesë’ nëse ekstradohet në SHBA


Stella Assange, gruaja e themeluesit të burgosur të WikiLeaks, Julian Assange, tha se burri i saj tashmë po vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe se” ai do të vdesë” nëse ekstradohet në SHBA nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nëse ai ekstradohet, ai do të futet në një vrimë ferri aq të thellë sa kam frikë se nuk do të mund ta shoh më atë,” tha ajo në një konferencë për media në Londër përpara seancës dëgjimore të javës së ardhshme në të cilën Gjykata Supreme do të shpallë vendimin përfundimtar në një seancë dyditore që fillon më 20 shkurt.

“Nuk ka asnjë mundësi për të apeluar,” tha gruaja e Assange, por gjithashtu shtoi se duke qenë se të gjitha rrugët ligjore do të merrnin fund, ekipi i tyre ligjor “do ta bëjë patjetër dhe do menjëherë të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Pas shumë vitesh betejash ligjore në Britaninë e Madhe, qeveria amerikane ka bindur me sukses autoritetet gjyqësore se botuesi 52-vjeçar duhet të gjykohet në një gjykatë amerikane.

Ai është paditur për 17 akuza spiunazhi për publikimin e gjysmë milioni dokumente të klasifikuara ushtarake në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan. Ai përballet me 175 vjet burg për akuzat e ngritura nga qeveria amerikane.

 Kryeredaktori aktual i WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson, iu drejtua gjithashtu shtypit, duke thënë se rezultati i çështjes do të ketë ndikime serioze për lirinë e shtypit për të gjithë rreth botë.

“Ne po shohim një pandemi kundër shtypit duke u përhapur. Lufta për Julian është luftë për gazetari.”

Duke komentuar një aplikim të mundshëm në GJEDNJ në rast të një vendimi negativ nga Gjykata e Lartë, Hrafnsson thotë se ata do të duhet të veprojnë shpejt, nga frika se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund ta vendosë Assange në një avion ekstradimi menjëherë pas vendimit.

Ekipi ligjor i Assange konfirmon se klientit të tyre nuk i është lejuar ende të paraqitet personalisht si në rastin me seancën e mëparshme.

“Shpresoj që gjykata të lejojë që Julian të marrë pjesë në seancën e tij përfundimtare në këtë çështje,” tha gruaja e tij.

Herën e fundit Assange u lejua të paraqitej personalisht dhe të dilte nga burgu ishte më 6 janar 2021.

“Në dhjetor ai ishte i sëmurë dhe ai kërkoi të vizitonte një mjek, gjë që iu refuzua. Ai do të vdesë nëse ekstradohet”, tha Stella Assange.

Avokatët e Assange thonë se argumentet e tyre do të paraqiten në ditën e parë të seancës dyditore dhe nëse ai fiton çështjen ligjore, atij do t’i jepet e drejta për një “apelim të plotë”.

Ata thonë se klienti i tyre nuk mund të ekstradohet dhe dërgohet. në një vend që dëshiron ta vrasë duke iu referuar një raporti të Yahoo News, i cili pretendonte se CIA po komplotonte për ta rrëmbyer ose vrarë atë në vitin 2017.

Megjithëse qeveria amerikane nuk i ka komentuar zyrtarisht akuzat, shefi i atëhershëm i CIA-s dhe Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se të 30 ish-zyrtarët e CIA-s që folën për Yahoo News duhet të ndiqen penalisht.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA