Vendosni fjalën kyçe....

A jeni gati për të paguar 8500 dollarë për një biletë në linjën ikonike?


Në qershor 2024, linja e trenave luksoze më ikonike në botë – Venecia Simplon-Orient-Express – do shkojë në bregdetin ligurian të Italisë për herë të parë në historinë e saj të gjatë dhe prestigjioze.

Vagonët e shkëlqyer do lëvizin nga Parisi në Portofino në një udhëtim dyditor. Megjithatë përgatituni për çmim të kripur duke qenë se çmimi është 8,500 dollarë në një drejtim.

Diku tjetër në Evropë, një linjë e drejtpërdrejtë treni midis Italisë dhe Sllovenisë po ringjallet pas më shumë se 100 vjetësh, me nisjen e një shërbimi të ri shtatëorësh me shpejtësi të lartë nga Milano në Lubjanë.