Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 27 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine


Ekipet e shpëtimit gjetën sot më shumë trupa të pajetë, duke e rritur numrin e të vdekurve në 27 nga një rrëshqitje dheu që goditi një provincë në Filipinet jugore, por ata shpresojnë të gjejnë të mbijetuar pasi një fëmijë u shpëtua më herët sot.

Rrëshqitja e dheut ndodhi natën e së martës jashtë vendit të një miniere ari në Maco City, provincën Davao de Oro, duke shtypur shtëpi, tre autobusë dhe një xhip që do të transportonte punëtorët e kompanisë minerare.

Autoritetet provinciale njoftuan se fëmija që mbijetoi është në gjendje të qëndrueshme.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Mako City ndryshoi numrin e të zhdukurve në 89 nga 110, pa dhënë shpjegime, ndërsa numri i të lënduarve ishte 32.

Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive më herët thanë se dy autobusë me 27 pasagjerë ishin varrosur nën tokë, por kompania operuese e minierës, Apex Mining, tha në një deklaratë sot se dhe katër automjete u gjetën të groposura në rrëshqitje dheu.

Një zyrtar i zyrës së komunikimit të Apex tha se kompania aktualisht nuk ka informacion se sa pasagjerë po transportonin automjetet kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Më herët kompania tha se autobusët kanë një kapacitet prej 60 vendesh, ndërsa xhipi mund të strehojë 36 pasagjerë.