Vendosni fjalën kyçe....

Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Po bëhet për të plotësuar interesat e oligarkëve


Partia Socialiste pranoi të tërheqë për rishikim draftin aktual për ndryshimin e pr/ligjit për zonat e mbrojtura pas presionit në rritje të organizatave ne mbrojtje të mjedisit, të cilat e shohin nismën një tentativë për t’i shkatërruar këto zona.

Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se ligji është bërë për të mbrojtur interesat e oligarkëve.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Zhupa, tha se nëse kalon është përfundimisht kalimi i zonave të mbrojtura në zona të pambrojtura dhe kthimi i tyre në sheshe ndërtimi dhe veprimtari ekonomike të oligarkut që do të preferojë pushtetin.

‘Ligji aktual ka garantuar që këto zona të jenë të paprekshme, por ne sërish kemi pasur raste ku brenda zonave të mbrojtura është ndërtuar.

Zonat që janë të pashfrytëzuar dhe duhet t’i kthejnë si zonat e tjera të vendit për të ndërtuar e kryer veprimtari ekonomike mjafton të marrësh leje dhe të ndërtosh e të bësh veprimtari atje. Ja japin bashkive të vendit degë kryetarët e bashkisë i përdorin si qoka bashkiake.

Është një kapitull i veçante. Është një konventë ku ne bëjmë pjesë, por të gjitha këto bien ndesh me këtë ligj që kanë sjellë deputetët socialistë në Kuvend. Është një ligj i pa konsultuar me grupet e interesit. Nëse kalon është përfundimisht kalimi i zonave të mbrojtura në zona të pambrojtura dhe kthimi i tyre në sheshe ndërtimi dhe veprimtari ekonomike të oligarkut që do të preferojë pushtetin. Ky ligj është për të plotësuar interesat e oligarkëve.’– tha Zhupa.

Ligji i ri për zonat e mbrojtura u kundërshtua nga shoqatat e mjedisit në komisionin e veprimtarive prodhuese. Sipas tyre ligji është i hartuar në mënyrë të paqartë, mbivendos kompetencat dhe cenon zonat e mbrojtura. Por kryetari i komisionit Arben Pëllumbi tha se nuk ndryshon thelbi i ligjit dhe sugjerimet do merren në konsideratë.