Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motorin në aksin Elbasan-Peqin, raportohen 2 të lënduar


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” ku një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, të dy drejtuesit kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.