Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Pogradec, motori përplaset me makinën, plagoset një person


Pamje nga aksidenti | Foto: BW

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloçë.  

Në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve.