Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Açkës: Po s’u hapën listat e deputetëve, do ngurroj të rikandidoj


Deputetja demokrate e grupimit të Bashës, Flutura Açka, ka pyetur kolegët nëse janë apo jo për hapjen e listave të deputetëve.

Reagimi i saj në rrjetet sociale vjen pas dështimit të mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve? Kjo është pyetja publike për çdo deputet të sotëm të Parlamentit shqiptar. Do t’i lutesha medias që t’ua bënte secilit prej nesh këtë pyetje publikisht. Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lēkura secilit.

Të gjitha fjalëritë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votēbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet. Jemi apo nuk jemi ne deputetë më 2025, nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është mundësia të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare.” – shkruan Açka.

Më tej demokratja shkruan se pas hapjes së listave, ka edhe çështje të tjera që duhen zgjidhur siç janë vota e diasporës, heqja e herësit e votimi elektronik. Açka thekson se edhe pse ka qenë në listë të sigurt në zgjedhjet e vitit 2021, nuk ka qenë e qetë për shkak të zgjedhjes me system të deformuar.

“Të tjerat zgjidhen bashkë me çështjen themelore:

Vota e Diasporës, detyrim kushtetues, heqja e herësit, detyrim kushtetues, 1 zonë zgjedhore, Votim elektronik. Personalisht, edhe pse kam qenë në listë të sigurtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, nuk kam qenë e qetë të vishja atë xhaketë të ngushtë votash, që vinin prej atij sistemi të deformuar zgjedhjeje. Ngaqë nuk e kam ditur atë kohë qartë thelbin e mënyrës së zgjedhjes, nëse listat e vitit 2025 nuk hapen, personalisht do të hezitoj të hyj në skenarin e zgjedhjeve të vitit 2021. Status quo-ja é vitit 2021 është skenar për pushtet kryetarësh dhe i rrëmbimit të pushtetit të shqiptarëve. Ata, shqiptarët, le të na heqin me votē të lirë!” – mbyll shënimin Açka.