Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Studentët e Mjekësisë :Jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet


Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.