Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin


Mungesa e një anëtari të trupës gjykuese ka bërë që të shtyhet seanca në GJKKO për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor, pas publikimit të videos ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Safet Gjici si dhe Alma Kaçit, të dy të akuzuar për korrupsion pas verifikimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet ku dy të pandehurit shfaqeshin duke kryer marrëdhënie sekusale në zyrën e kryetarit.

SPAK ka kërkuar dënim prej 4 vite e 6 muaj burg për Gjicin.