Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi thotë se SPAK po e heton (dyshohet me iniciativë të policisë dhe bashkisë)


Anëtari i Kryesisë së PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliçi, në një intervistë për CNA deklaroi se ka marrë informacione se SPAK po e heton.

Ai dyshon se kjo po bëhet me iniciativë të policisë apo bashkisë sepse duan ta ndalojnë dhe ta intimidojnë për shkak të denoncimeve që ka bërë për inceneratorët.

Sipas Këlliçit kjo është një metodë për t’i mbyllur gojën.

Kam shumë pak ditë që kam marrë një informacion, që përmes letrave anonime, Policia e Shtetit, SPAK-u, nuk e di kush, vetë Erion Veliaj ndoshta, Policia Bashkiake, kanë hapur një hetim. Më kanë vendosur në survejim dhe po mundohen të më ndalojnë dhe intimidojnë në lidhje me denoncimet që unë kam bërë dhe vijoj të bëj për çështjen e inceneratorëve. Kështu që e gjitha kjo është një metodë shantazhi për të më mbyllur gojën, por që nuk do t’ia dalin dot”-deklaroi Këlliçi.

Për deklaratat e Këlliçit ka reaguar edhe Sali Berisha i cili pasditen e sotme mbështetësve të tij u shpreh se hetimet për Këlliçin kanë nisur pasi po dënon firmat në vjedhjen e shekullit.

Deputetë e opozitës vihen në hetime dhe përgjime për të vërtetat që i përplasin në fytyrë qeverisë. Kanë nisur hetimet për Belind Këlliçin vetëm se çdo ditë dënon firmat në vjedhjen e shekullit dhe amnistinë kriminale të Dumanit, Krajës ndaj tyre”, tha Berisha.