Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për fshehje të pasurisë, dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari


Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apeli, Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Sipas informacioneve gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Ish-anëtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.