Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Lushnje, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes.

Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti.

I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.