Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë, raportohet për 40 të vdekur


Të paktën 40 persona raportohet se mund të kenë vdekur pasi një varkë është fundosur në Mesdheun Qëndror.

Sipas gazetës italiane La Repubblica varka e madhe prej druri në të cilën ndodheshin 40 njerëz ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa (ishull në Itali), ku nuk mbërriti kurrë.

Dyshohet se shkak mund të kenë qenë kushtet ekstreme të motit që kanë mbizotëruar në këtë zonë ditët e fundit. Po se pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe Rojet bregdetare italiane, nuk është gjendur asnjë gjurmë.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex në një raport ka nënvizuar se ardhja e emigrantëve në Mesdheun Qëndror në 2023 është rritur me 13 % duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.