Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i reagon Presidentit: Me mesazhin e tij u bë palë në konflikt dhe nxiti përçarje mes palëve politike


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj duke e quajtur një mesazh të dëmshëm për normalizimin e jetës parlamentare.

Sipas Bardhit Kreu i Shtetit nuk u ngrit në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit por përfori një gjuhë të njëanshme dhe u bë palë në konflikt dhe nxiti më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!”-shkruan Bardhi.