Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti: Problemi në PD zgjidhet nëse formohet një grup përbashkues që qëndron mbi individin


Këshilltari i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës Ilir Alimehmeti duke folur mbi situatën në Partinë Demokratike, tregoi nevojën për një bashkëpunim me të gjitha palët.

Alimehmeti nënvizoi se shprehet i bindur se problemi mund të zgjidhet vetëm nëse do të formohet një grup përbashkues që qëndron mbi individin.

“Ne shohim gjithmonë tek uni dhe kurrë nuk është menduar në këto 33 vjet për një grup. Dhe grupet janë sjellë gjithmonë në momentet e krizës sepse grupi është më i fortë se individi. Mendoj se kemi një situatë krize qoftë shoqërie, politike dhe partisë tonë. Këtu duhet një grup. Ka djem dhe vajza sa të duash që duan ta bëjnë. Çështja e madhe do jetë, nëse do vijë nga Berisha do vijë në formën e një udhëzimi ose përndryshe thjesht do krijohet vetë”- tha Ilir Alimehmeti në Report TV.