Vendosni fjalën kyçe....

USA Boxing do lejojë transgjinorët të ndeshet me boksieret femra


USA Boxing do t’i lejojë burrat që shndërrohen në femra të luftojnë kundër grave biologjike në kushte të caktuara, ka deklaruar organizata në rregulloren e saj të vitit 2024.

Vendimi është kritikuar shumë nga boksierët, me një ish-kampion që e përshkroi vendimin se në thelb do të thotë se “burrat do rrahin gratë”.

Sipas rregullave të reja, burrat mbi moshën 18 vjeç do jenë në gjendje të konkurrojnë kundër grave me kusht që të kryejnë operacionin e ndryshimit të gjinisë rdhe t’i nënshtrohen testit hormonal tremujor për katër vjet.

Konkurrentët transgjinorë duhet të dëshmojnë se kanë një përqendrim të testosteronit plazmatik më pak se 5 nanomole për litër për këto katër vite. Mes 10 deri në 35 nmol/L konsiderohet normale tek meshkujt e rritur dhe 0,5 deri në 2,4 nmol/L tek femrat e rritura.

“Qëllimi i kësaj politike është të ofrojë drejtësi dhe siguri për të gjithë boksierët,” tha USA Boxing kur shpalli politikën.

Megjithatë, organet e tjera sportive kanë braktisur politika të ngjashme në favor të ndalimeve të përgjithshme për konkurrentët trans. Nivelet e ulëta të testosteronit nuk janë të mjaftueshme për të “eleminuar plotësisht përfitimet e testosteronit gjatë pubertetit te meshkujt”, tha Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit në fillim të këtij viti, duke shtuar se gratë transgjinore gëzojnë “përparësi biomekanike” për shkak të strukturës së tyre të kockave mashkullore.

Studimet kanë treguar se gratë transgjinore ruajnë një përparësi tletik ndaj grave biologjike edhe pas dy vjetësh të marrjes së hormoneve femërore.

World Athletics, organi qeverisës për garat e atleteve dhe garave të tjera të vrapimit, FINA, organi drejtues për notin dhe World Rugby, i kanë ndaluar të gjitha gratë transgjinore nga garat e grave.

Vendimi i USA Boxing u dënua nga atletët, me ish-kampionen botërore Ebanie Bridges që e quajti atë “të gabuar në kaq shumë nivele”.

“Është mjaft keq të kesh gra trans që thyejnë rekorde në sporte të tjera si vrapimi me pengesa, noti dhe ngritja e peshave, por është pak më ndryshe që ato të thyejnë kafkat tona në sportet luftarake, ku qëllimi është që t’ju lëndojnë,” shkroi Bridges në X.

“Është një burrë, në thelb, duke rrahur një grua,” tha boksieri britanik Carl Froch për New York Post në fillim të këtij viti, kur politika po debatohej.

“Një burrë ka lindur një burrë me kromozomin XY duke luftuar një grua, e cila është një grua me mitër. Nuk duhet të ndodhë kurrë. Duhet të ndalohet dhe të shpallet jashtë ligjit. Nuk duhet të ndodhë kurrë, kurrë”, tha ai.

USA Boxing rregullon boksin amator në SHBA dhe atletët amerikanë që kërkojnë të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike duhet të konkurrojnë në ngjarjet e tij. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kundërshtuar të nxjerrë një politikë të vetën për transgjinorët, në vend të kësaj ka ngarkuar organizatat si USA Boxing dhe World Boxing të vendosin rregullat e tyre.