Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë “rrëmben” avionin, e lëkund si kuti shkrepëseje (Video)


Erërat e mëdha në krah të kundërt dhe turbulencat e forta bënë që një aeroplan i “American Airlines” të rrezikonte përplasjen teksa përpiqej të ulej në aeroportin “Heathrow” të Londrës.

Aeroplani “Boeing 777” po filmohej teksa provoi uljen e pasigurt gjatë një studhie të ditëve të fundit në kryeqytetin anglez.

Ndërsa piloti përpiqej të ekuilibronte aeroplanin gjigant, në një rast rrezikoi të godiste pistën.