Vendosni fjalën kyçe....

Rama për arrestimin shtëpiak të Berishës: Nuk është fitore e asnjë partie


Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarë komentoi masën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën.

Edhe pse nuk dha ndonjë koment specifik duke u shprehur se nuk “merret me dikë të shpallur” non grata, Kryeministri Rama tha se nuk është fitore e asnjë partie arrestimi i dikujt nga cilado parti.

“S’kam asnjë koment, nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Kjo është në parim, partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët.

Kështu që nuk e shoh si një fitore të Partisë Socialiste apo si një fitore të Erionit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre.

Kjo nuk ka lidhje farë më dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë, vihen nën trysninë dhe nën masat e drejtësisë. Ashtu si kundër, nuk ka drejtësi në këtë vend deri kur të gjykohet 21 Janari.

Pa u gjykuar 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj.

21 janari do të vendosë një gur të palëvizshëm deri ku mund dhe nuk mund të shkoj ushtrimi i forcës së shtetit si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet”, tha ndër të tjera Rama.