Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Malin e Zi, ndërrojnë jetë 4 persona, 3 prej tyre shqiptarë 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mal të Zi ku katër persona kanë humbur jetën në një aksident.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.

M.Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, ku nga një përplasje e fortë “kokë më kokë” kanë humbur jetën 4 persona.