Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Krimi me në krye Ramën vendos kudo dhe dikton zgjedhjet


Ish-kryeministri Sali Berisha përgjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, hodhi akuza të ashpra drejt kreut të qeverisë, Edi Rama.

Berisha deklaroi se krimi i drejtuar nga Rama vendos në çdo institucion shtetëror.

“Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij Edi Rama vendosin kudo, në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në Parlament, në Gjykata, në Prokurori dhe në çdo skutë të këtij shteti.

Kjo aleancë ka shndërruar në letër të vdekur ligjet demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, pronën, dinjitetin njerëzor. Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve.

Imagjinoni Shkodrën se si u përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim. Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet. Ju jeni dëshmitar se si Edi Rama i mohoi në një mënyrë skandaloze deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit parlamentar”, tha Berisha.