Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 54-vjeçaren në Tiranë


Një 54-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Shtetasja A.R u përplas mëngjesin e sotëm nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale P.Xh.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.