Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në ‘Rrugën e Arbrit’, njëra nga makinat ra në humnerë, dy të vdekur


Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Arbrit.

Polici e Tiranës jep informacionin e parë lidhur me ngjarjen. Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.    

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.   

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, njofto policia.