Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Mbështetës të Belerit me autobus nga Himara në Tiranë, tubim para GJKKO-së



Një grup qytetarësh, mbështetës të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri kanë udhëtuar me autobus drejt Tiranës për të qenë para GJKKO-së ku pritet të merret vendimi.

Sipas Shqiptarja.com ka dhe një prezencë më të madhe se herën e kaluar të grupeve të xhirimit nga Greqia.

Ata presin të jepet vendimi lidhur me Fredi Belerin, nëse do i jepet leja për të dalë nga burgu për tu betuar apo jo.