Vendosni fjalën kyçe....

Vetura përplaset me fugonin në by-passin e Murrizit, bllokohet trafiku


Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në by-passin e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bastar. Nga përplasja kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda, raporton BW.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.