Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fiton ndaj Napolit


Juventusi ka triumfuar në derbin ndaj Napolit, për të marrë kryesimin në tabelë, së paku derisa Interi të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave ndaj Udineses.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri regjistroi fitoren e dytë rresht, duke triumfuar sonte me rezultatin minimal 1:0.

Ndeshja u zhvillua në “Allianz Stadium” dhe i takoi javës së 15-të në Serie A.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Federico Gatti (51′).

Vlen të theksohet se për Napolin shënoi Victor Osimhen (71′), por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Si zakonisht, edhe sonte te napolitanët tërë ndeshjen e luajti Amir Rrahmani.

Juventusi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se Interi, që nesër mbrëma pret Udinesen në “Guiseppe Meazza”. Napoli renditet i pesti me 24 pikë.