Vendosni fjalën kyçe....

Perla e Edmond Spahos: Berisha erdhi në Kuvend si elektorat gri


Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, foli për fjalimin e Argita Berishës në Kuvendin Kombëtar të mbledhur nga Sali Berisha.

Përgjatë diskutimit, Spaho vlerësoi fjalimin e Argitës, teksa shtoi se ajo iu drejtua elektoratit gri nga pjesa ku vjen dhe ajo vet, duke mos kujtuar se ajo vjen nga një familje politike.

Ndërsa në lidhje nëse Argita Malltezi ka synim të marrë partinë, Spaho u shpreh se Malltezi dhe Berisha shprehën publikisht se nuk synohet kjo gjë.

 

Shumë mirë bëri që foli dhe me thjënë të drejtën më ka pëlqyer fjala e saj.

Drejtimi i ardhshëm i partisë nga Malltezi?

Spaho: Skup, s’ka asnjë bazë. Ajo e tha vetë e tha edhe zoti Berisha. Ajo është anëtare e PD ka të drejtë të ushtrojë funksionet e saj për të kontribuar në këtë forcë politike, sikurse bashkëshorti i saj që është edhe më i vjetër, ka shkuar deri në anëtar i Këshillit Kombëtar, por nuk e kam parë për të shkuar më lart.

 Zonja Malltezi iu drejtua një segmenti të caktuar të shoqërisë, , iu drejtua pjesës indiferente, elektoratit gri nga e cila vjen edhe ajo vetë. Të themi profesoratit, iu drejtua medias. Po ta shikoni gjuhën, ajo tha, ne po tërhiqemi nga të mirat materiale dhe po harrojnmë që kemi humbur demokracinë.  Pak nga pak e keqja na ka hyrë thellë dhe do të shkojë atje ku nuk do ta korrigjojmë dot më, kurse zoti Berisha flet nga tjetër pozicion, flet nga pozocioni i kryetarit të bashkisë grupi parlamentar i të cilit ka hyrë në një aksion radikal politik, kështuqë edhe gjuha e tij do të ishte krejt tjetër.

Shqetësimi pastaj që a do të zgjidhet zonja Malltezi, a do të marrë partinë apo jo më duket një qëndrim me dy standarde sepse jo pak kohë më parë kam parë zonjën Linda Rama ka folur në asamblenë e partisë, bile ne mos gaboj ka folur vetëm Edi Rama dhe ajo, dhe nuk u shpreh njeri që po merr PS.

Madje nuk u shprehën as që nuk kemi synime, kurse zoti Berisha dhe ajo vetë u shprehën që se kam pasur dhe nuk e ka. Këtu bëhet një lojë, përpiqen të krijohen skupe për të larguar vëmendjen nga mesazhi qe fjala e zonjës Malltezi mbart.

Gazetari: Zoti Shehu ish-deputeti i PD, Agron Shehu deklaroi që do të fillojë hapjen e një partie të re të djathtë, ju si ju duket kjo iniciativë? Ka hapësirë në tregun politik edhe për një tjetër parti të djathtë?

Unë e respektoj, cdonjëri ka të drejtë të ndjeki bindjen e tij, ai ka atë bindje unë i uroj suksese.” shprehet Spaho.

Deputeti i Edmond Spaho thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre, por ‘këtë revolucion’ kanë ndërmend që ta shtyjnë edhe një muaj tjetër.

Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë! Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat…. pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile.’- tha Spaho.