Vendosni fjalën kyçe....

Bletërritësi “magjistar”, vesh “këmishën” e thurur nga mijëra bletë (Video)


Kur bëhet fjalë për talentet unike, të veshurit e “një këmishe bletësh” duhet të jetë në listë.

Bletari peruan Miguel Riojas tregoi aftësitë e tij të çmendura në qytetin Illimo të shtunën, gjatë një festivali vendas.

Riojas donte të reklamonte bletarinë, diçka që ai vendosi se bëhej më së miri duke përdorur bletët e tij si “këmishë”.

“Këto janë bletë që i kam ushqyer vetëm dy herë dhe shikoni se si janë tani. Unë jam marrë me zbutjen e bletëve që i ri, në vitin 1988. Sikur bletët më kanë njohur tashmë. Shikoni, ato nuk më thumbojnë mua dhe askënd tjetër”, tha Riojas.

Ai pretendon se mund të veshë mbi 10,000 nga miqtë e tij të vegjël në të njëjtën kohë dhe ka treguar veshjen e tij të bletëve në qytete dhe shtete të ndryshme për tre dekada.