Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Shkup: Të procedohet sa më shpejt me bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano. 

Në  konferencë e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, dhe Kryeministrit të Republikës së Sllovenisë Rama theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë”, tha kryeministri.