Vendosni fjalën kyçe....

LIVE / Moldavia barazon shifrat


Moldavia ka barazuar shifrat duke shënuar në portën e Etrit Berishës.

Në minutën e 87’ Baboglo shënoi për të vendosur shifrat në ekuilibër.

Shqipërisë i mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin një sfidë para mbylljes së fazës eliminatore të Euro 2024.

18:28: LIVE/ Cikalleshi kalon në avantazh Shqipërinë (Video)

Shqipëria ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Moldavisë.

Një penallti e fituar nga Taulant Seferi është shndërruar në gol nga Sokol Cikalleshi.

Kjo është sfida e parafundit e fazës eliminatore për Euro 2024.