Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s


Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit”, shkruan Hasani.

Sipas tij, në një botë të ndarë nga kriza të shumta, roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.