Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në qendrën e azilkërkuesve në Itali, plagosen 31 emigrantë (Video)


Një shpërthim i fuqishëm në  një qendër për pritjen e emigrantëve në Itali ka lënë 31 të plagosur, me njërin në gjendje të rëndë.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi para para mesnatës të së  premtes në një ndërtesë dykatëshe në San Lorenzo Nuovo, pranë Viterbos.

Godina u kthye në rrënoja nga shpërthimi i fuqishëm ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Italinë qendrore.

Një video e publikuar nga brigada e zjarrfikësve tregon pjesë të ndërtesës dykatëshe.

Pas kërkimeve gjatë natës, përfshirë edhe ndihmën e qenve, numri i të plagosurve ka shkuar në 31 me njërin prej tyre që u dërgua me helikopter në një spital të Romës dhe aktualisht është në gjendje kome, sipas agjencisë së shtypit Ansa.