Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet në Mesdhe avioni amerikan, humbin jetën 5 anëtarët e ekuipazhit


Pesë ushtarakë amerikanë u vranë kur një avion ushtarak u rrëzua mbi Detin Mesdhe lindor gjatë një misioni stërvitor, tha të dielën Komanda Evropiane e SHBA-së.

Avioni u rrëzua mbrëmjen e së premtes. EUCOM tha se të pesë anëtarët e ekuipazhit u vranë kur mjeti ajror u rrëzua “gjatë një misioni rutinë si pjesë e stërvitjes ushtarake”.

Ushtria fillimisht njoftoi përplasjen të shtunën dhe tha se shkaku është nën hetim, por nuk ka të dhëna për ndonjë aktivitet armiqësor të përfshirë. Ajo tha të dielën se “përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit filluan menjëherë, duke përfshirë aeroplanët dhe anijet ushtarake të afërta amerikane”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilit shërbim ushtarak i përkiste avioni. Forcat Ajrore kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor.